Sitemi universitar

Arkitektura e sistemit universitar italian ka pësuar një ndryshim të rëndesishëm me reformën e iniciuar nga dekreti ministror 509/1999 i cili duke filluar nga viti akdemik 2001-2002, parashikon artikulimin e cikleve të studimit në dy nivele diplomash (të ashtuquajturin 3+2 ose diplome Bachelor dhe Master Shkencor).

Me dekretin n. 270/2004, i cili ndryshoi dekretin 509/1999, është e parashikuar nje ndarje e studimeve universitare në tre cikle:

  • Cikli i parë: diplome Bachelor (tre vjecar)
  • Cikli i dytë: diplome Master Shkencor (dy vjecar);  diplome e integruar e studimeve të ciklit të dytë (pesë ose gjshtë vjet).
  • Cikli i tretë: doktoraturë; kurse specializimi ( të themeluara sipas direktivave te Bashkimit Europian)

uni

Dy ciklet e para, përbëjnë ciklin e plotë akademik të shoqëruar eventualisht me master te nivelit të parë dhe nivelit të dytë; doktoratura, e parashikuar në ciklin e tretë fillon me aktivitetin e kerkimit shkencor që lejon hyrjen ne karrieren akademike ndërsa kurset e specializimit janë të finalizuar në formimin e specialistëve në fushen e mjeksisë e të mësimdhënies.

 

Programe Studimi

 

 

na ndiqni në

I  F  F  Y