Historiku i Universitetit
Universiteti i Campania "Luigi Vanvitelli" është themeluar në 1991 (Dekreti .Murst i 25 marsit 1991 dhe Dekreti Presidencial i 27 prillit 1992), si ndarje e Universitetit Federiku II, me objektivin për ta liruar nga numri i madh i studenteve këtë universitet napolitan. Fuksionimi autonom i te cilit ka filluar zyrtarisht me 1 Nentor 1992 me pothuajse nentembëdhjetëmije student të regjistruar dhe me 8 Fakultetet të shpërndara në 5 pole territoriale.
Selitë.
Universiteti ka investuar shumë impenjim dhe punë për selitë e tij. Vazhdimisht ështe ndjekur një politikë për zhvillimin e territorit duke u fokusuar edhe në ndërtimin dhe rikualifikimin territorial, rinovimin e komplekseve historike monumentale që nuk janë në përdorim, të vëna në dispozicion nga autoritetet lokale dhe shtetërore, sot vende prestigjioze të cilat janë rikthyer në lavdinë e tyre të mëparshme, duke pritur me mijëra studentë.